Sonte në mbrëmje do të zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Konferencës midis Romës dhe Fejnordit në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë.
Në lidhje me këtë ndeshje ka folur trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja për median italiane, Tuttomercatoweb.
Reja është shprehur se në Shqipëri ka shumë tifozë të Romës dhe se skuadra kryeqytetase do të luajë si në shtëpinë e saj.
“Në Shqipëri ka shumë tifozë të Romës dhe do të luani si në shtëpi. Shqiptarët ndjehen më shumë italianë se holandezë. Shqiptarët kanë më shumë konsideratë për italianët, se ne për veten tonë”, u shpreh Reja.
Roma kthehet në një finale europiane pas 31 vitesh, ndërsa Fejnordit iu desh të priste 20.
