Urimi tradicional për festën e Kurban Bajramit kësaj radhe do të bëhet ndryshe informojnë nga shërbimi i Bashkësisë Fetare Islame, për shkak se kreu i BFI-së, Shaqir ef. Fetai sot ka informuar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
-Duke mos dashur që ti ve në rrezik ekipet xhiruese dhe bashkëpunëtorët, vendosëm që këtë vit mesazhin për Kurban Bajramin ta përcjellim nëpërmjet lidhjes telefonike. Ju falënderojmë për mirëkuptimin,- thuhet në kumtesën e BFI-së.
Në urimi mes tjerash thuhet:
-Festa e madhe e Kurban Bajramit janë ditë të shënuara ta paharrueshme të dashurisë ndaj Zotit dhe ndaj njeriut, andaj le të jetë festë e gëzimit tonë të përbashkët e paqes, solidaritetit e mirëqenies dhe vëllazërimit mes vete.
