Disa regjistrues të popullsisë, në ClickPlus kanë alarmuar se u është kërkuar, që nga nesër të kthejnë laptopët me të cilët duhej të kryenin regjistrimin e popullsisë.
Për këtë, ata kanë pyetur kryeparlamentarin Talat Xhaferi se si duhet vepruar ata në bazë të Ligjit.
Xhaferi i orientoi që për këtë të pyesin zëvendësdrejtorin e Entit të Statistikave, Ilmi Selami.
Ndërkaq, Selami më vonë u përgjigj se nuk ka kërkuar kthimin e laptopëve.
Selami dhe Xhaferi kanë ndarë qëndrimin e njëjtë, se Ligji për regjistrimin është ende në fuqi.
“Duhet të punojmë në realizimin e Regjistrimit, derisa nuk sillet një ligj tjetër”, tha Selami.
