Regjistruam rekord me normën e interesit më të ulët në huamarrje, tha Besimi

TË FUNDIT

Ministri i Financave, Fatmir Besimi para mediave ka dhënë detaje për huamarrjen më të re të vendit që kap vlerën prej 700 milion euro.

Ka deklaruar se ajo ka normën më të ulët të interesit nga humarrjet paraprake me 1.625%.

Siç deklaroi ai, interes për euroobligacionin e vendit kanë pasur 130 investitorë ndërkombëtarë dhe oferta ka qenë për 2.3 herë më e lartë, gjegjësisht se ka pasur interes për hua të 1.6 miliardë eurove.

“Një interes i madh i këtillë tregoi se investitorët kanë besim në politikat investuese që i realizojmë dhe nga këtu doli edhe interesi i madh për euroobligacion edhe gjatë kohës së krizës Covid. Interesimi i madh ka dërguar edhe te ajo që të kemi rekord në normën e interesit të ulët e cila e ka thyer edhe rekordin e normës më të ulët të interesit të vitit 2018-të”, tha Besimi, transmeton TV21.

Besimi deklaroi se norma e interesit për këtë huamarrje është më e vogla në tërë rajonin, ndërkaq është njoftuar se paratë që janë marrë do të shërbejnë për kthimin e huamarrjes paraprake në vlerë prej 50 milionë euro nga viti 2014-të./TV21

TË NGJAJSHME