Një vajzë e ka humbur jetën në tërmetin e mbrëmshëm në BeH, kur një shkëmb i madh ra në shtëpinë e saj në Stolac të Bosnje e Hercegovinës.
Ajo u dërgua në një spital në Mostar në gjendje të rëndë shëndetësore dhe mjekët nuk mundën t’i shpëtonin jetën. Prindërit e saj ishin lënduar më lehtë.
Një tërmet i fuqishëm e goditi BeH-në mbrëmë në orën 23:07 minuta, ndërsa epiqendra e tërmetit ishte në Hercegovinë, 15 kilometra nga Stolac. Shërbimi sizmologjik kroat informon se tërmeti ishte me magnitudë prej 6.1 ballëve, ndërsa EMSC pohon se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.8. Në orët në vijim u regjistruan disa tërmete më të vogla
Përveç në Stolac, dëme materiale janë raportuar edhe në Mostar ku është shembur një oxhak, si dhe në Lubinje dhe Çaplina.
Shfrytëzuesit e rrjeteve sociale publikuan edhe fotografi nga rrëshqitjet më të vogla të dheut në disa rrugë në Hercegovinë që dyshohet se ishin shkaktuar nga tërmeti.
Tërmeti i mbrëmshëm me epiqendër në BeH është ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Kroaci, Serbi, Slloveni, Itali dhe Shqipëri.
Pas tij, janë regjistruar disa dridhje të vogla me epiqendër në BeH.
