Regjistrohet tërmet në territorin e Maqedonisë së Veriut

TË FUNDIT

Mëngjesin e sotëm janë regjistruar dridhje të tokës në territorin e Maqedonisë së Veriut, përcjell TV21. Obserbatori Seizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyrorë në Shkup njofton se mëngjesin e sotëm, respektivisht rreth orës 06:36 është regjistruar tërmet me intensitet prej 2,8 ballëve sipas shkallës Riter. Tërmeti ka qenë me epiqendër në Kresnë të Pehçevës.

Dridhjet e tokës janë ndjerë në Delçevë, Berovë dhe Pehçevë.