Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter goditi rajonin grek të Mesinisë, në pjesën jugperëndimore të Peloponezit, njoftoi Instituti i Gjeodinamikës pranë Observatorit Kombëtar në Athinë.
Epiqendra e tërmetit, i cili ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 07:28, ka qenë në det 46 kilometra në jug të Metonit, në thellësinë 18 kilometra, transmeton Kathimerini.
