Regjistrohet tërmet i fuqishëm në Argjentinë

TË FUNDIT

Një tërmet me fuqi prej 6 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur Argjentinën.

Enti amerikan gjeologjik (USGS) tha se epiqendra e tërmetit ishte 58 kilometra në perëndim të qytetit të Abra Pampa në shtetin Jujuy.

USGS tha se tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 242 kilometrash.

Nuk ka informacione për viktima të mundshme njerëzore apo dëme materiale.