Regjistrohet numër rekord i viktimave nga Covid-19 në Indi

TË FUNDIT

India regjistroi numër rekord – 3.780 të rasteve të vdekjes nga koronavirusi për 24 orë, lajmëroi DPA, duke iu referuar Ministrisë indiane të Shëndetësisë.

Në periudhën e njejtë janë konfirmuar 382.000 raste të reja, që do të thotë se India është vend I cili është më I godituri nga pandemia pas SHBA-së. Numri I përgjithshëm I të infektuarve në vend tashmë është mbi 20,6 milionë njerëz. Sipas ekspertëve, numri real I rasteve të vdekjes është dukshëm më I madh se ai zyrtar.

Ndërkohë, aeroplani A400M i forcave ajrore gjermane fluturoi për në Indi, I ngarkuar me pajisje mjekësore për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Në aeroplan ka pasur edhe pjesë për pajisje speciale  mobile për prodhim të oksigjenit. Pajisja pritet të arrijë nesër në Indi, sepse aeroplani së pari do të aterojë në Abu Dabi.

Aeroplani I dytë ushtarak gjerman A400M do të fluturojë më 6 maj, përkujton DPA.