Regjistrohen 443 shkelje për mosmbajtjen e maskës

TË FUNDIT

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 443 shkelje për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse.

Ministria e Punëve të Brendshme apelon të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim për mbrojtje nga virusi korona.