Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (13/14.07.2020) janë regjistruar 169 shkelje për mos mbajtjen e maskës.
Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria për mbrojtje nga Covid – 19.
