Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 7.219 teste të kryera janë regjistruar 1.913 raste të reja me virusin korona, përcjell TV21. 888 raste janë regjistruar vetëm në Shkup.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 1.353 pacientë të shëruar.
Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 16 viktima. Ndërkaq, nga MSh njoftojnë se 5 pacientë të tjerë që kanë ndërruar jetë në periudhën prej 6.01.2022 deri 19.01.2022 janë regjistruar në raportin e sotëm për Covid-19.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 2254.857 raste, prej të cilëve 226.409 janë shëruar, kurse 8.198 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht numëron 20.250 raste aktive me koronavirus.
