Regjistrohen 1.117 raste të reja me koronavirus

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.513 teste të kryera janë regjistruar 1.117 raste të reja me virusin korona, përcjell TV21. 575 raste janë regjistruar vetëm në Shkup. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (1.117) janë regjistruar 154 persona të riinfektuar.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 1.059 pacientë të shëruar.

Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 14 viktima. Ndërkaq, nga MSh njoftojnë se 8 pacientë të tjerë që kanë ndërruar jetë në periudhën prej 03.02.-15.02.2022. janë regjistruar në raportin e sotëm për Covid-19.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 290.915 raste, prej të cilëve 273.243 janë shëruar, kurse 8.851 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht numëron 8.821 raste aktive me koronavirus.