MPB njofton qytetarët e Shkupit se të dielën, më 31 mars, me fillim nga ora 9:00 për shkak të mbajtjes së garës së atletikës në gjatësi prej 10 km, me rrugë të lëvizjes nga parkingu i poshtëm i Sredno Vodno përgjatë rrugës rajonale ( P2138) deri te parkingu i manastirit “Shën Panteleimoni”
dhe anasjelltas, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit, me ç’rast komunikacioni do të zhvillohet nëpër rrugët përreth.
Ministria e Punëve të Brendshme apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja.
