Reforma e re për terapi për sëmundje kronike / Për një ditë terapi morën 506 qytetarë, u përshkruan 1073 ilaçe

TË FUNDIT

“12,500 denarë pension marr. Ti je ministër i shëndetësisë. Dy brinjë kam hequr nga kanceri. Katër herë jam operuar në fshikëz përshkak kancerit. Kam hequr veshkën. Kam sëmundje teroide. Jetoj këtu në shtëpi të pensionistëve. Nuk jam e martuar përshkak sëmundjeve, jam sëmurë që e re. Dhe tani blej shiritë, kam sëmundje sistematike.
-Kemi shiritë, kërkojmë falje për atë që jemi vonuar.
Marr pagesë kujdesi prej 4,200 denarëve. Nuk kam familje, më vdiqën, vetëm një motër të vjetër kam.
-Por ajo që më duhet të them është se shumë bukur dukeni, mirë mbaheni…”


Shumë bukur dukeni. Kjo ishte përgjigja e ministrit të shëndetësisë Fatmir Mexhiti ndaj një qytetare të shtyrë në moshë e që kërkonte shiritë, dhe e cila kishte hequr dy brinjë nga kanceri, ndërsa ishte operuar katër herë në fshikëz dhe ka hequr veshkën.


Ministri Mexhiti me këtë grua u përballë menjëherë pasi ishte në vizitë në poliklinikën Jane Sandanski, e ku foli me mjekët amë për atë se si shkon masa e re që terapitë për sëmundje kronike të mos kenë nevojë më ta shkruajnë specialistët. Mexhiti thotë se vetëm dje nga mjekët amë janë dhënë terapi për 506 pacientë.

“Gjatë ditës së djeshme sipas të dhënave nga termini im, 506 pacientë morën terapi për sëmundjen e tyre kronike nga mjekët e familjes. Ishin përshkruar gjithsej 1073 medikamente ose ilaçe. Me këtë masë reforme me të cilën mundësuam që terapia e përshkruar nga specialistët të përshkruhet tani nga mjekët e familjes, bëmë ndryshime dhe përmirësime thelbësore për pacientët dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor. Pacientët me diabet, astmë, bronhit, funksion të zvogëluar të teroidës dhe hipertension, nuk kanë nevojë të shkojnë në klinikë për të vazhduar apo përshkruar terapi”, tha Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë.


Këtë masë e përshëndetën nga Shoqata e Mjekëve Privatë të Maqedonisë. Kryetarja Lili Çollakova Dervishova për SDK.mk thotë se për këtë janë duke luftuar madje që nga viti 2018. Por siç shton ajo, nevojitet edhe ndryshim i aneks marrëveshjeve me fondin për shëndetësi.


Por për VMRO-DPMNE-në kjo masë nuk bën dhe nuk është e qartë. Sipas tyre, nuk është e qartë se çfarë shërbime do të mund të marin pacientët te mjeku amë dhe nuk tregohet se çfarë medikamente do të mund të marrin prej tyre.