Realizohet transplanti i dyfishtë i duarve

TË FUNDIT

Doktorët kanë mundur të transplantojnë 2 duar të reja tek një djalë i vogël i cili i kishte humbur ato 5 vite më parë nga amputimi së bashku me këmbët.

8-vjeçari Zion Harvey ëshët bërë kështu fëmija i parë në historinë e mjekësisë, mbi të cilin performohet kjo proçedurë, e cila zgjati plot 10 orë dhe kërkoi një staf prej 40 personash në ‘Spitalin e Fëmijëve të Filadelfia-s’.

Zion mund të lëvizë e të përkulë gishtat dhe është në rehabilitim e sipër për të fituar të gjithë kontrollin mbi duart. Doktorët thonë se kanë kryer këtë proçedurë që nga viti 1998 tek të rriturit, duke ju dashur 17 vite për të kaluar nga të rriturit tek fëmijët.

Mamaja e djalit e ka cilësuar këtë si një ‘mrekulli moderne’.