Realizohet me sukses dorëzimi i stefetës në stacionin hapsinor të Kinës

TË FUNDIT

Zyra e Projektit Hapësinor me Pilotë e Kinës bëri të ditur se në mbrëmjen e 2 dhjetorit ekipet e astronautëve të misionit Shenzhou14 dhe Shenzhou 15 zhvilluan ceremoninë e ndërrimit, duke dorëzuar çelësat e stacionit hapësinor të Kinës.


Ekuipazhi i Shenzhou 14 ka përfunduar të gjitha detyrat e planifikuara dhe do të kthehet në Tokë më 4 dhjetor. Aktualisht, të gjitha punët përgatitore për uljen e tyre po shkojnë mbarë.

Stacioni hapësinor i Kinës do të ketë një dislokim të përhershëm të astronautëve.