Reali e mban Barçën nën presion

TË FUNDIT

Barcelona është nën presion, pasi ekipi i Reaal Madridit ka shënuar fitore dhe i është afruar në vetëm dy pikë. Reali të mërkurën e mposhti 3-0 skuadrën e Almerisë dhe në këtë mënyre ruan gjasat për të fituar titullin në La Liga.

Golin e parë për Realin e shënoi James Rodriguez në fund të pjesës së parë, kurse në fillim të pjesës së dytë Mauro Dos Santos më një autogol e shtoi eperinë në 2-0, kurse rezultatin përfundimtar 3-0 për Realin e vulosi mbrojtësi Arbeloa pesë minuta para fundit të ndeshjes.

Pas kësaj xhiro Reali pozicionohet i dyti në La Liga me 82 pikë, kurse Almeria është e 17 me 31.