(23.05)Real Madridi dhe Juventusi i kanë kompletuar gjysmëfinalet e Champion League, pasi kanë dal skuadra më të suksesshme së Atletico Madridi dhe Monaco.
Reali e mposhti Atletico Madridin me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e dytë dhe në këtë mënyre u kualifikua më tej. Pjesa e parë u mbyll pa gola, kurse në pjesën e dytë, Reali e shënoi golin e vetëm më anë të sulmuesit Javier Hernandez në minutën e 88.
Në ndeshjen tjetër Monaco dhe Juventusi luajtën 0-0, por fal rezultatit nga ndeshja e parë në Itali 1-0, Juventusi u kualifikua në gjysmëfinale.
