Real Madridi është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Manchester Cityt, Rodri, raporton “Mundo Deportivo”.
Sipas portalit sportiv spanjoll, “Los Blancos” janë të gatshëm të paguajnë 100 milionë euro për kartonin e mesfushorit 29-vjeçar.
Megjithatë, drejtuesit e Real Madridit pranojnë se do të jetë shumë e vështirë të nënshkruajnë me fituesin e Topit të Artë.
Madje, Manchester City nuk ka interes ta shesë Rodrin para fillimit të sezonit 2025/26.
Gjatë sezonit 2024/25, spanjolli zhvilloi vetëm katër ndeshje me Manchester Cityn në të gjitha garat, për shkak të një dëmtimi. Kontrata e tij me klubin është e vlefshme deri më 30 qershor 2027.
Sipas portalit Transfermarkt, vlera e tregut e Rodrit është 110 milionë euro.
