Real Madrid për të gjashtën herë fiton Superkupën e Europës

TË FUNDIT

Ka përfunduar me rezultatin 2-0 finalja e Superkupës së Europës, mes Real Madrid dhe Atalantës.

Italianët rezistuan për 58 minuta, duke luajtur si të barabartë përballë mbretërve të Europës, por më pas u dorëzuan, falë golave të Valverdes dhe të blerjes më të bujshme të kësaj merkatoje verore, Kilian Mbape.

Ishte Vinicius Junior njeriu që dha dy asist, atë të minutës së 58-të ku shënoi Valverde, dhe 10 minuta më pas në golin e shënuar nga Kilian Mbape.

Kjo është hera e gjashtë që Real Madrid fiton Superkupën e Europës, duke u bërë ekipi që ka ngritur më së shumti këtë trofe.

Ndërkohë që Atalant duhet respektuar për ata që dha në fushë ku jo pak herë rrezikoi portën e madrilenëve.

Sa i përket Berat Gjimshitit zhvilloi një ndeshje të nivelit të lartë, duke u vlerësuar me notën 6.7.