Real Madrid-Bilbao, formacionet zyrtare të finales së Superkupës

TË FUNDIT

Në Spanjë sonte do të ndahet trofeu i parë sezonal dhe në garë për ta fituar çmimin e më të mirit në Superkupën e Spanjës janë Real Madridi dhe Athletic Bilbao.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 19:30 në stadiumin “King Abdullah Sports City” në Arabi.

Real Madridi e arriti finalen pasi e mposhti Barcelonën në gjysmëfinale, kurse Bilbao triumfoi përball Atletico Madridit.

Këto janë formacionet zyrtare:

Real Madrid: Courtois, Militao, Alaba, Kroos, Benzema, Modric, Casemiro, Lucas, Vinicius, Rodrygo, Mendy.

Athletic Bilbao: Simon, Balenziaga, Martinez, Yeray, Marcos, Berenguer, Garcia, Zarraga, Mouniain, Williams, Sancet.