Reagon Zaimina Vasjari pas përgjimeve të policisë në Morinë

TË FUNDIT

Këngëtarja shqiptare, Zaimina Vasjari ka dalë në përgjimet e policëve të arrestuar në Morinë. Një aksion që kishte për synim goditjen e policëve të korruptuar, ka nxjerr në pah edhe emrin e këngëtares.

Në bazë të përgjimeve, bëhet e ditur se Zaimina ka kaluar kufirin në Morinë, me fëmijët, pa prokurën e posaçme.

Lidhur me këtë ka reaguar Zaimina në një prononcim për “Panorama Plus” , duke thënë nuk dëshiron të merret me këtë çështje.

“Unë kam një fëmijë tre javësh, dhe se kam lexuar fare, nuk kam kohë të merrem”, ka thënë ekskluzivisht artisja.

Megjithatë në prononcimin e saj, ajo ka mohuar lajmin se ka udhëtuar drejt Kosovës me fëmijët pa prokurë.

“Është thjesht një lajm portalesh. Nuk është e vërtetë, unë nuk kam kaluar asnjëherë në Morinë me fëmijët. Kam një fëmijë tre javësh dhe po kaloj një kohë shumë të bukur. Nuk dua që emri im të lakohet nëpër portale për këtë çështje”, është shprehur këngëtarja, e cila ka mohuar kështu përfshirjen e saj në përgjimet e policëve të arrestuar./21Media