Reagon Thaçi: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

TË FUNDIT

Zyra e Prokurorit të Specializuar të mërkurën ka dorëzuar një aktakuzë në Gjykatë Speciale kundër Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Hashim Thaçi përmes rrjeteve sociale tha se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, shkruan rtv21.tv.

Thaçi këtë e tha edhe në gjuhën angleze përmes një fotografie në “story” duke e vendosur edhe emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Të njëjtin shkrim me fotografi e ka vendosur edhe në coverin e tij në “Facebook”./21Media