Reagon Skender Buzaku: Shkarkmi i Sulejman Rexhepit, i dirigjuar nga vetë ai!

TË FUNDIT

Në lidhje me zhvillimet e fundit brenda BFI-së ne vlerësojmë që ato zhvillime aspak nuk janë të natyrshme duke e parë se aktorët e “ndryshimit” janë njerëz të cilët e përkrahën me dekada uzurpimin dhe shkatërrimin e BFI-së. Nuk ka mundësi të shkarkohet një person i cili ka dhënë dorëheqje nga ai pozicion para këtij viti, bëhet fjalë për Sulejman Rexhepin.

Të gjithë jemi dëshmitarë se këta “Haxhi Pishmana” e rikthyen figurën skandaloze të Sulejman Rexhepit edhe përskaj skandaleve të shumta që ai bëri në institucionin e BFI-së. Sot lëvizja më e logjikshme do të ishte llogaridhënia e çdo anëtari të Rijasetit dhe dorëheqja si pasojë e kolapsit që e ka kapluar këtë institucion. Personat që e shkatërruan assesi nuk mund ta rimëkëmbin BFI-në.Në aspektin juridik  ende ekziston një proces gjyqësor dhe nëse nuk ka ndonjë epilog nuk mund të bëhen lëvizje të këtilla edhe pse shihet se janë të dirigjuara nga Sulejman Rexhepi, thuhet në reagimin e tij.