Reagon Rama: Është për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup

TË FUNDIT

Pas polemikave të cilat u shkaktuan në opinion për ironinë e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, ka reaguar vetë ai.

Rama nëpërmjet një postim në Twitter i ka quajtur histerike sulmet ndaj Kovaçevskit, ndërsa thotë se ka ironizuar bllokadën e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut për nisjen e negociatave me BE-në.

“Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve”, ka shkruar Rama.