Reagon Qeveria e Kosovës ndaj protestës për shtrenjtimin e rrymës

TË FUNDIT

Kanë reaguar nga Qeveria e Kosovës pas përfundimit të protestës së sotme, e cila ishte e thirrur nga kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj, të cilët përmes kësaj proteste e kanë kundërshtuar propozimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përprarim Kryeziu ka thënë se përkundër përpjekjeve për ta eskaluar protestën, ajo ishte paqësore.

Ai i ka falënderuar organet e rendit për profesionalizmin dhe durimin.

“Gjithashtu i falënderojmë qytetarët për mbështetjen ndaj qeverisë, teksa po angazhohemi që të zbusim sa më shumë ndikimin tek ta të krizës globale energjetike”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.