REAGON LËVIZJA BESA, PREMTIMI NUK U REALIZUA, ZAEV TË SHPALLË ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME

TË FUNDIT

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami ka reaguar pas lajmit se Maqedonia e Veriut nuk do të marrë datë në qershor. Lideri i kësaj partie ka kërkuar që Zoran Zaev ta mbaj fjalën dhe menjëherë të shpallë zgjedhje të parakohshme.

“Pasi që sot nuk u arrit të plotësohet premtimi për fillimin e negociatave brenda këtij muaji si dhe nuk është dhënë asnjë garancë për datë për hapje të negociatave edhe brenda këtij viti ne inkurajojmë kryeministrin e vendit që të mbajë premtimin e dhënë dhe menjëherë të shpallë të parakohshme parlamentare  pas të cilave me siguri do të vij një elitë politike e cila do të sigurojë ardhmërinë evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj”, deklaroi kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.