Reagon ish-deputetja Boneva: Vazhdon përndjekja politike!

TË FUNDIT

Përndjekja politike përmes një akuze të bazuar në gënjeshtra dhe spekulime vazhdon, thuhet në reagimin e ish-deputetes Silvana Boneva. Sipas saj, është e qartë se Prokuroria nuk ka marrë parasysh ekspertizën dhe provat që ka dorëzuar, të cilat, siç pretendon, hedhin poshtë akuzën. Unë do të luftoj deri në fund  për të vërtetën dhe drejtësinë, nëse është e nevojshme jashtë institucioneve maqedonase, në mënyrë që kjo torturë dhe prishja e reputacionit tim të ndalet, thotë Boneva.