Pas incidentet të ndodhur paraditen e sotme mes skuadrës së Shkupit dhe Shkëndijës, ku më pas FC Shkupi humbi në tavolinë me rezultatin 3:0 dhe stadiumi i Çairit është pezulluar përkohësisht, ka ardhur edhe reagimi i drejtori sportiv, Omer Bunjaku.
Bunjaku dënon dhunën e ndodhur sot në stadiumin e Çairit dhe shkruan se kjo nuk është ndaj klubit, grupit, qytetit dhe kombit.
Reagimi i drejtorit sportiv të FC Shkupit, Omer Bunjaku:
Kjo nuk është dashuri ndaj klubit,grupit,qytetit,kombit…
Denoj ashpër të gjithë ata që u futën në fushë dhe më vjen turp për këto skena që i pash sot në stadiumin tonë me shumë histori, traditë dhe kultur.
I falemderoj të gjithë ata shvercera që kontribuan që situata të qetësohet. Kjo është vetëm një ndeshje futbolli, unë nuk dua kësi lloj fitore, kup apo titull nëse një shqiptar lëndohet…
