Reagon Bullgaria për Rezolutën që u miratua në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut!

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, është shprehur e zhgënjyer nga Rezoluta e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut që u miratua më 29 korrik të 2021 dhe me keqardhje nënvizon, se ky akt vjen në kohën kur dialogu bilateral mes Sofjes dhe Shkupit, kaloi në fazën pozitive dhe shpresëdhënëse si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme.

“Bullgaria me padurim pret që të publikohet Rezoluta me qëllim që me vëmendje të analizojë përmbajtjen e saj sa i përket kompatibilitetit të saj me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë të ratifikuar nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në vitin 2017-të, si dhe ndikimin potencial të këtij dokumenti në dialogun e deritanishëm. Do të ishte e skajshmërisht e papranueshme për Bullgarinë, të motivojë apo arsyetojë mospërmbushjen e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë nga viti 2017-të nëpërmjet akteve të tilla, që është në kundërshtim me parimet udhëheqëse të të drejtës ndërkombëtare. Mënyra e vetme dhe e drejtë për gjetjen e zgjidhjeve përmbajtëse dhe të ndërsjellë për sfidat aktuale në raportet e tona, është respektimi i përpiktë i marrëveshjeve të arritura dhe detyrimeve, realizimi efikas dhe i duhur i tyre, si dhe mbajtja e një dialogu të sinqertë dhe të plotfuqishëm”, thuhet më tej në reagimin e MPJ-së bullgare, transmeton TV21.