Aleanca për shqiptarët ka reaguar ndaj planit Aksioni 21 që e prezantoi dje kryeministri Zaev. Elmi Aziri nga kjo parti tha se Zaev si shumë politikanë të mëparshëm në Maqedoninë e Veriut dështimet e Qeverisjes së brendshme tenton t’ia adresojë BE. Aziri tha se aksioni 21 është tentativë e radhës për të kamufluar dështimet njëpasnjëshme që i ndodhin kësaj Qeverie.
“Deklarata e tij e djeshme na ngjasonte me deklaratat e ish kryeministrit Nikolla Gruevskit pas samitit të Bukureshtit, duke hedhur fajin te bashkësia ndërkombëtare dhe duke mos qenë i aftë dhe i gatshëm për të marr përgjegjësi për dështimet e brendshme. E njëjta vlen edhe për kryeministrin Zaev. Paraqitja e Aksion 21, platformë me 10 pika për fokus të brendshëm është tentativë për të hedhur mjegull syve qytetarëve sepse në të nuk ka asgjë serioze”, deklaroi Aziri.
