Reagon Aleanca për Shqiptarët, kryetarët e komunave tona bastisen në mënyrë brutale nga Qeveria

Must Read

Kasami: Ministritë me të cilat do të udhëheqë Besa do të jenë në shërbim të qytetarëve

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në emisionin Click Plus në TV21, premtoi se dikasteret që do...

Deputetët e Besës asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e grupit parlamentar të LSDM-së – thotë Bilall Kasami në Click Plus

Deputetët e Lëvizjes Besa në Kuvend janë të paraqitur si grup parlamentar i Lëvizjes Besa, kështu deklaroi...

Kasami në Click Plus: Shumica parlamentare do të rritet, deputetë opozitarë do të na bashkohen

Kryetari i Lëvizjes Besa në emisionin Click Plus tha se shumica parlamentare do të rritet. Ai theksoi...
- Advertisement -

Partia Aleanca për Shqiptarët, përmes Sekretarit të saj të Përgjithshëm Arben Taravari, pohon se Kryetarët e komunave të drejtuara nga ASH-ja çdo ditë përballen me sulme brutale nga ana e Qeverisë, gjë që Taravari e quajti agresivitet antiligjor dhe jomoral.

“Gati se nuk ka ditë që institucionet qeveritare të mos e bastisin në mënyrë brutale qeverisjen lokale në Gostivar, Vrapçisht dhe Bogovinë. Inspeksione të arsimit, Polici Financiare, krimi i organizuar; njeriu fiton përshtypjen se i gjithë kriminaliteti në Maqedoni është i përqendruar në Pollogun e Aleancës për Shqiptarët”, u shpreh Taravari, raporton TV21.

- Advertisement -

Ai tha se kanë pritur nga ekzekutivi që të gjejë valixhen e Boki 13, me 1 milion e gjysmë euro, të zgjidhet rasti i Maxhar Telekomit, rasti i Den Donçevit ose rastet e kaubojsave të dasmave, por sipas Taravarit edhe kjo Qeveri e re po vazhdon me të njëjtin refren antiligjor dhe të mërzitshëm.

“Dua të bëj me dije se do t’i shfrytëzojmë marrëdhëniet e shkëlqyera që kemi me faktorin ndërkombëtar dhe do t’i informojmë për këto padrejtësi, presione, hakmarrje politike, abuzime pushteti apo padrejtësia që vjen nga ana e Qeverisë, e cila duhet të reflektojë sepse kjo sjellje ia shkurton jetën dhe ia nxin faqen”, përfundoi Taravari.

- Advertisement -

Sekretari Gjeneral i ASH-së dërgoi edhe porosi tek partnerët e koalicionit qeverisës, LSDM dhe BDI, duke thënë se nuk ua kanë aspak frikën, sepse siç u shpreh, puna e ASH-së nuk është politikë por mision për dekriminalizim të pushtetit dhe shtetit./TV21

🔴 #AleancaperShqiptaret para mediava

🔴 #AleancapërShqiptarët para mediave

Gepostet von TV21 am Freitag, 4. September 2020
- Advertisement -
  • Tags
  • 1

Kasami: Ministritë me të cilat do të udhëheqë Besa do të jenë në shërbim të qytetarëve

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në emisionin Click Plus në TV21, premtoi se dikasteret që do t’i udhëheqë Lëvizja Besa do...

Deputetët e Besës asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e grupit parlamentar të LSDM-së – thotë Bilall Kasami në Click Plus

Deputetët e Lëvizjes Besa në Kuvend janë të paraqitur si grup parlamentar i Lëvizjes Besa, kështu deklaroi kreu i Lëvizjes Besa, Bilall...

Kasami në Click Plus: Shumica parlamentare do të rritet, deputetë opozitarë do të na bashkohen

Kryetari i Lëvizjes Besa në emisionin Click Plus tha se shumica parlamentare do të rritet. Ai theksoi se deputetët opozitarë do t’i...

Kuvendi votoi ndryshimet Ligjore për arsimin fillor dhe të mesëm

Me 61 vota  "pro", asnjë "kundër" dhe 28 "abstenime", Kuvendi miratoi Ligjin për ndryshimet në Ligjin për arsimin fillor dhe me 61...

Parandalohet një incident i ri në Spitalin e Strumicës, pasi që një foshnje 9 muajsh ndërroi jetë

Pasditen e sotme rreth orës 16 në repartin për fëmijë pranë Spitalit të Strumicës ka ndërruar jetë një foshnje nëntë muajsh nga...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -