Tifozeria e KF Gostivarit, “Kastriotët e Gostivarit” kanë reaguar në fejsbuk për investitorin që sponsorizon klubin e këtij qyteti. Sipas tyre investitori turk ka prapavija të qëllimshme ku fillimisht ka ndryshuare emrin e klubit nga “KF GOSTIVARI” në “GOSTIVAR FÜTBOL KÜLÜBU” dhe ka tendenca për aktivizimin e një tifogrupi tjetër paralel me Kastiotët. Po ashtu ata akuzojnë se targat e autobusit janë ndërruar qëllimisht dhe menaxhimi i rrjeteve sociale është jo adekuat, po ashtu janë vërejtur edhe festime të festave të çuditshme që nuk përputhen me traditat shqiptare.
Ata sot kanë pasur edhe një takim në komunën e Gostivarit me kryesinë e klubit ku janë dakorduar për disa pika, por pak orë më vonë të gjitha këto pika kanë rënë në ujë. Prandaj ata të revoltuar protestojnë se durimit i ka ardhur fundi dhe është më mirë të shkohet në ligën e dytë dhe me nder sesa në ligën e parë dhe të poshtëruar.
Reagimi i plotë:
REAGIM ME RËNDËSI!INVESTITORI LARG DUART NGA KF GOSTIVARI!DORËHEQJE!SQARIM:Ju hapëm dyert e stadiumit, duke menduar se kishit synim të mirë për sportin në Gostivar, por një Zot e di se çfarë prapavija keni!
Në fillim tentuat që ti ndëroni emrin e klubit nga KF GOSTIVARI në GOSTIVAR FÜTBOL KÜLÜBU!Tendencë për aktivizim të një tifogrupi tjetër paralel me KASTRIOTËT!Propagandë detalistike, sa që edhe targat e autobusit, ishin me prapavijë politike, që ska të bëj me anën sportive!
Jo profesionalizëm në menaxhimin e rrjeteve sociale, bllokimi i komenteve të qytetarëve dhe tifozëve të klubit!Festimi i festave të çuditshme që nuk kanë të bejnë me qytetin dhe kombin tonë!Fshirja e simboleve dhe grafitive të KASTRIOTËVE në hapsirat e stadiumit!
Ndalimi i lojtarëve që pas ndeshjes të festojnë me KASTRIOTËT!
Largimi i të gjithë lojtarëve të rinjë nga Gostivari!
Duke i vërejtur të gjithë këto probleme, ditën e sotshme patëm takim në komunën e Gostivarit, me kryesin e klubit ku u dakorduam për 6 pika:1. EMRI I KLUBIT KF GOSTIVARI!2. NGJYRAT E KLUBIT TË MOS PREKEN!3. NUK MUND TË KETE TIFOGRUP PARALEL!4. POSTIMET NE FACEBOOK NË NJË GJUHË! 5. MENAXHIMI I FAQES NGA NJË PERSON PROFESIONIST NGA KOMUNA!6. ASNJË PANKARTË PROVOKATIVE NË STADIUM NGA ANA E KLUBIT!
Çuditërisht në mbrëmje ndrojnë mendim nga këta pika që u dakorduam ditën!
DURUAM SA NUK DURON ZOT E PERËNDI VETËM PËR TË MIRËN E KLUBIT!NGA SOT FILLOJMË KAMPANJËN PËR DORËHEQJEN E KRYESISË!MË MIRË NË LIGË TË DYTË ME IDENTITET SE SA NË TË PARËN PA IDENTITET!
Ftojmë të gjithë gostivarasit që bëjnë pjesë në kryesi të klubit që të japin dorëheqje publike!Për aksionet në vazhdim do të informoheni ditëve në vijim!
ME RESPEKT KASTRIOTËT GOSTIVAR
