Reagimi i Putin gjatë parakalimit të atletëve ukrainas në hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore

TË FUNDIT

Vladimir Putini dje injoroi atletët ukrainas teksa dukej se po bënte një sy gjumë derisa ata parakaluan në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin.

Putini mori pjesë në ceremoni, pavarësisht se Rusisë iu ndalua zyrtarisht pjesëmarrja për shkak të dopingut, ndërsa në momentin e parakalimit të atletëve ukrainas ai mblodhi krahët dhe mbylli sytë.

Rusia ka atletë, por ata janë të detyruar të konkurrojnë si “Komiteti Olimpik Rus” dhe nuk mund të përdorin flamurin e vendit në uniformat e tyre ose të luajnë himnin kombëtar kur fitojnë.

Putin ishte vetëm një nga personalitetet e huaja që ndoqën ngjarjet pasi shumica e liderëve perëndimorë bojkotuan mbi të dhënat e Kinës për të drejtat e njeriut dhe persekutimet e myslimanëve ujgurë në provincën lindore Xinjiang.