Reagimi i parë i Rusisë: Tramp është në rrugën e duhur për të përsëritur suksesin

TË FUNDIT

Nënkryetari i Komitetit të Këshillit të Federatës ruse për Punë të Jashtme, Vlladimir Xhabarov, konsideron se të dhënat e para nga votimi në vendet kryesore në SHBA sugjerojnë se presidenti aktual Donald Tramp është në rrugën e duhur për të përsëritur suksesin e katër viteve më parë.

“E mundur që Tramp të përsërisë suksesin e tij në zgjedhjet presidenciale, duke arritur fitore në vendet kryesore”, tha Xhabarov.

Ai theksoi se do të duhet një javë që të numërohen të gjitha votat.

“Sa më i vogël të jetë dallimi mes kandidatëve, pa një fitore bindëse prej të paktën 5-6 për qind, aq më shumë ka gjasa të ketë trazira në Amerikë, e tillë është disponimi në shoqërinë amerikane”, paralajmëroi ai.