Reagime partiake për Ristovskën: Për LSDM-në presion politik, për VMRO-në performancë politike

TË FUNDIT

Nga LSDM-ja akuzojnë se prokurori i ri publik Saveski punon sipas urdhrit të kryeministrit Mickoski, i cili nga foltorja i jep detyra prokurorit.

Së pari me rastet e lidhura me Mijalkovin dhe bombat, e tani edhe me marrjen e çështjeve për pronën e VMRO-GOK. Rastet e njohura si „Talir1“ dhe „Talir 2“ për pasurim të paligjshëm partiak, pronë të fituar në mënyrë të paligjshme, pallat të bardhë të paligjshëm i VMRO-GOK. Pra, ky është një hap drejt shpëtimit të pronës kriminale të VMRO-GOK, partia më e pasur në Europë”, tha Aleksandar Sasha Dimitrijeviç –  sekretar i përgjithshëm i LSDM.

Nga VMRO-DPMNE thonë se dorëheqja e prokurores Ristovska sipas tyre ishte një performancë politike me qëllim të paraqitej si viktimë.

“Ristovska flet për dobësimin e institucioneve, por pikërisht ajo ishte pjesë e tij dhe kjo sjellje e lidhur me kushtëzimin e angazhimit të saj me funksionin është problem thelbësor, i cili me vite shkatërron besimin në sistemin gjyqësor. Veçanërisht është indikativ fakti që vendimet që ajo i kritikon vijnë në momentin kur më në fund vendoset rendi dhe zbatohet ligji”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ristovska u tërhoq nga funksioni i prokurores, pasi prokurori shtetëror Saveski i hoqi kompetencat për të dy rastet „Talir 1“ dhe „Talir 2“.