Gjykata e Apelit në Manastir e ka lënë në fuqi dënimin me tre vite burg për gjinekologun Muhamed Asani për trajtim të papërgjegjshëm mjekësor në rastin e Jalldëz Veaposkës, si dhe ndalimin pesëvjeçar për ushtrimin e profesionit të mjekut, përcjell TV21. Siç raporton “Slloboden Peçat”, vendimi vjen pas ankesës së mbrojtjes, por gjykata ka konfirmuar përgjegjësinë për shkeljet e rënda gjatë trajtimit mjekësor.
Ndërkohë, për dy të bashkëpandehurit e tjerë, Apeli ka vendosur kthimin e çështjes në rigjykim, me seancën e re të caktuar më 6 maj. Rasti mbetet një nga më të komentuarit për shkak të pasojave serioze shëndetësore dhe pretendimeve për neglizhencë mjekësore.
