Prokuroria për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në seancën e sotme në Gjykatën penale Shkup, do t’i thotë fjalët përmbyllëse për rastin “Reket”, që më pas edhe mbrojtja e të akuzuarve t’i japë fjalët e tyre përmbyllëse.
Në seancat e fundit për këtë lëndë gjyqësore mbrojtjen e vet e ka dhënë prokurorja Katica Janeva e cila i hodhi poshtë akuzat kundër saj dhe theksoi se me ligj e ka kryer punën e vet derisa ka qenë në kryer të prokurorisë speciale.
I akuzuari i parë në këtë rast është Bojan Jovanovski – Boki 13, i cili në aktakuzë akuzohet se ka ndikuar tek prokurorja speciale Katica Janeva, që i dyshuari në lëndën “Perandoria”, Jordan Kamçev, merr masa më të lehta në procedurë hetimore.
Në procesin e deritanishëm në rastin “Zhvatja”, janë prezantuar dëshmi të ndryshme materiale dhe dëshmitar.
Gjykimi ka filluar në dhjetor të vitit të kaluar. Në seancën e parë, i akuzuari i dytë, Zoran Milevski – Kiçeec ka pranuar fajin dhe është dënuar me tre vite burg.
