Raste të para të lijës së majmunëve tek fëmijët në SHBA

TË FUNDIT

Qendra amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (CDC) i konfirmoi rastet e para të lijes së majmunëve te fëmijët. Sëmundja u zbulua tek një fëmijë në Kaliforni, dhe një foshnje, që nuk është shtetas amerikan.

Supozohet se të dy rastet nuk janë të lidhura mes vete. Fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Dr. Xhenifer MekKuiston nga CDC tha se nuk është befasuese paraqitja e rasteve pediatrike të lijes së majmunëve, por se ende nuk ka dëshmi se virusi është përhapur jashtë bashkësisë homoseksuale dhe biseksuale dhe burrave tjerë që kanë seks me burra.

Ajo shtoi se 99 për qind nga 2.891 raste të lijës së majmunëve të konfirmuara në SHBA, kanë të bëjnë me burra që kanë seks me burra.

Situata me lijën e majmunëve u përkeqësua gjatë javëve të kaluara, ndërsa tani la më shumë se 15.300 të infektuar në 71 vende dhe pesë raste të vdekjes në Afrikë.