Raskin: Tramp e ka shikuar sulmin në Kapitoll nga televizioni

TË FUNDIT

Menaxheri kryesor i demokratëve, përgjegjës për revokim, kongresmeni Xhejmi Raskin, e akuzoi presidentin Donald Tramp se  nuk ka ndërmarrë asgjë më 6 janar   për t’i parandaluar mbështetësit e tij të sulmojnë në ndërtesën e Kongresit.

“Ai e shikonte në televizion ,si ndonjë argëtim”, deklaroi Raskin për Si-En-En.

Prejse  javën e kaluar Dhoma përfaqësuese e revokoi, Tramp e dënoi dhunën përmes  një videoporosie, duke deklaruar se “dhuna dhe vandalizmi absolutisht nuk kanë  hapësirë në vend  dhe në lëvizjen “Bëje Amerikën sërish të madhe”, e cila gjithmonë është përkushtuar në qeverisjen e së drejtës”.

Gjykimi i Trampit, i cili është presidenti i vetëm amerikan që është revokuar  mund të fillojë menjëherë pss inaugurimit të presidentit të ri Xho Bajden më 20 janar.

Përderisa  dy e treta e shumicës në Senatin e ndarë politik votuan për revokim, Trampit me një shumicë të vogël votash  ka mundur t’i ndalohet kandidimi i sërishëm politik për pozitë politike”, lajmëroi Zëri i Amerikës.

Presidenti amerikan së pari duhet të zgjedhë  ekip juridik që do ta mbrojë  në gjykimin në Senat. Rudi Xhulijani, avokati personal i presidentit, është njëri nga kandidatët, edhe pse Xhej Hogan Gidli, sekretar kombëtar për shtyp i Trampit, shkruajti në Tuiter se “Presidenti Tramp ende  nuk ka vendosur se cili avokat ose firmë e avokatëve  do ta përfaqësojë në gjykimin  i cili është sulm i turpshëm i Kushtetutës dhe demokracisë amerikane.