Rashiq jep detaje të sulmit ndaj djalit të tij

TË FUNDIT

Kryetari i Partisë Progresiste serbe në Kosovë, Nenad Rashiq ka thënë se nuk dëshiron që të paragjykojë se cili ka qenë motivi i sulmit ndaj djalit të tij, por ka thënë se djali i tij me disa shokë është sulmuar nga një grup i të rinjve para shkollës.

“Nuk dua të paragjykoj për motivin e sulmit sepse është prokuroria që po merret me rastin, por dua që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Rashiq në një konferencë për media.

Rashiq gjithashtu ka treguar edhe për lëndimet që mori djali i tij pas goditjeve me shufra të hekurit.

“Djali im i vogël dje para shkollës është sulmuar nga një grup i nxënësve me shufra të hekurit dhe i është dëmtuar pjesa e përparme e fytyrës, i janë thyer tre dhëmbë ka pasur gjakderdhje”, ka thënë Rashiqi.

Djali i kryetarit të Partisë Demokratike Progresive, njëherësh ish-ministrit Nenad Rashiqit është rrahur dje nga disa persona në afërsi të shkollës në Llapnasellë./21Media