Rashidi e quan deklaratën e Selës të parakohshme dhe të papërgjegjshme: “Pikën” e vendosin organet e ASh-së

TË FUNDIT

Syrija Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët ka dalë kundër deklaratës së Ziadin Selës të dhënë sot, ku thotë se “ASH do të dalë e vetme në zgjedhje dhe pikë”.

Rashidi e vlerëson këtë deklaratë “të parakohshme dhe papërgjegjshme”, pasi siç thotë, “zgjedhjet parlamentare akoma nuk duken në horizont”, transmeton TV21.

“Partia ka organet e veta drejtuese. Ato organe në kohën dhe momentin e duhur edhe do të sjellin vendimin e duhur. Dhe kjo do të jetë “pika””, shkroi mes tjerash Rashidi.