Rashica: Ky popull e meriton ta ketë Stadiumin Kombëtar

TË FUNDIT

Sot është prezantuar projekti i stadiumit Kombëtar i Kosovës, i cili është konsideruar  si projekti më i madh i infrastrukturës sportive në historinë e Kosovës.

Në këtë prezantim mori pjesë  edhe ylli i futbollit Kosovar, Milot Rashica, i cili u shpreh tejet i gëzuar se Kosova do të bëhet me stadium nacional.

“E kam pak më vështirë këtu se në fushë, por faleminderit të gjithëve që na keni përkrah prej fillimit. Ne si futbollistë nuk kemi dëshirë të flasim shumë, thjeshtë do të vazhdojmë të flasim në fushën e lojës dhe do t’iu bëjmë krenar si deri tash. Stadiumi Kombëtar është shumë i rëndësishëm dhe ky popull e meriton ta ketë një stadium të tillë”, tha Rashica.

Ky stadium do të ndërtohet afër aeroportit ‘Adem Jashari’, do të ketë, 30 mijë ulëse,  me fusha ndihmëse, konvikt për lojtarët, i rrethuar me hotele, dyqane, pishina e gjëra e të tjera rekreative.

Për nisjen e ndërtimit të këtij stadiumi futbollistët e përfaqësueses së Kosovës, shprehën falënderimin dhe gëzimin e tyre përmes një dokumentari të shkurtër. Ata thanë se do t’ua kthejnë këtë të mirë me fitore. /21Media