Rashford i papërmbajtshëm, Anglia shënon golin e tretë

TË FUNDIT

Anglia ka nevojë vetëm për një pikë, që të sigurojë kalimin në fazën e 1/8-ave dhe do ta kërkojë atë në derbin britanik ndaj Uellsit, ndërkohë fiton me rezultatin e pastër 3-0. Golat i ka shënuar Rashford në minutën 50′, 68′ dhe Foden në minutën 51′.

Trajneri Gary Southgate ka rikthyer në formacion nga minuta e parë Kyle Walker, i cili ka marrë vendin e Kieran Trippier, ndërsa në sulm janë ulur në stol Saka e Sterling, për t’u lënë vendin Rashford e Foden.

Edhe në mesfushë ka një ndryshim, pasi është ulur në stol Mason Mount dhe nga minuta e parë luan një veteran si Jordan Henderson.