Raportohet për viktima nga përplasjet në kufirin Armeni-Azerbajxhan

TË FUNDIT

Një numër ushtarësh armenë janë vrarë në një shpërthim dhune në kufirin me Azerbajxhanin.

Autoritetët armene thanë se disa nga trupat e tyre janë vrarë dhe dy pozicione luftarake ishin humbur, ndërsa Azerbajxhani tha se dy nga ushtarët e tyre janë plagosur.

Gjashtë mijë njerëz humbën jetën në luftën e vitit të kaluar mbi territorin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut.

Tensionet kanë mbetur që kur konflikti përfundoi në një marrëveshje paqeje të lëkundur të ndërmjetësuar nga Rusia.

Të marten, Armenia i kërkoi Rusisë një aleate kyçe e sigurisë me lidhje të gjata me ish-republikën sovjetike, të ndihmojë në mbrojtjen e sovranitetit të saj territorial kundër Azerbajxhanit.

Armenia fajësoi trupat e Azerbajxhanit për shpërthimin e fundit të luftimeve dhe tha se 12 ushtarë ishin kapur.

Gjithashtu, nuk u konfirmuan menjëherë detaje të viktimave, por kreu i komitetit të marrëdhënieve të jashtme të parlamentit, Eduard Aghajanyan tha se deri në 15 ushtarë mund të kenë vdekur.

Azerbajxhani tha se forcat e tyre ishin përgjigjur ndaj një sulmi armen.

Ministria e mbrojtjes tha se Armenia “filloi një operacion të papritur ushtarak” për të “marrë pozicione më të favorshme” në rajonet në kufirin e saj lindor me Azerbajxhanin.

Por, sipas ministrisë së jashtme të Armenisë, forcat Azerbajxhani sulmuan kufirin lindor si pjesë e një politike që filloi në maj që synonte të depërtonte në dy zona armene – Syunik në juglindje dhe Gegharkunik në lindje.

Ministria e Mbrojtjes e Armenisë tha se situata në kufirin lindor mbeti jashtëzakonisht e tensionuar.

Qeveria armene në Jerevan i ka bërë thirrje Rusisë dhe pjesës tjetër të komunitetit ndërkombëtar për të ndihmuar në sigurimin e tërheqjes së forcave të Azerbajxhanit./21Media