Raporti i progresit për Kosovën! Konstatohet progres i kufizuar dhe stagnim

TË FUNDIT

Në Raportin e Progresit për vitin 2025, Komisioni Evropian për Kosovën konstaton progres të kufizuar e stagnim. Shkak kryesor thuhet të jetë përçarja e skenës politike dhe ngërçi institucional. Sa u përket masave të vendosura nga BE-ja për Kosovën, në raport është thënë se ka nisur heqja graduale e tyre por që e heqja e mëtejme varet nga depërshkallëzimi në veri. Lidhur me normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, raporti thotë se të gjitha marrëveshjet nga dialogu duhet të zbatohen nga të dy palët. Në luftën kundër korrupsionit sipas raportit Kosova ka bërë përparim të kufizuar derisa në luftën kundër krimit të rëndë dhe të organizuar thuhet se Kosova ka bërë disa përparime. Me përparim të kufizuar Kosova është vlerësuar edhe në reformën e administratës publike po ashtu edhe në fushën e Gjyqësorit, drejtësisë e të sigurisë. Sipas vlerësimeve në Raport, Derisa Kosova nuk ka shënuar asnjë përparim sa i përket fushës se lirisë se shprehjes dhe medias.