Raporti ekonomik për Ballkanin Perëndimor/ Ekonomia e Maqedonisë do të ketë rritje të lehtë nga 2,1 në 2,4%

TË FUNDIT

Ekonomitë e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë tejkaluan nivelin para pandemisë, pavarësisht ndikimit negativ të pushtimit rus të Ukrainës, çmimeve më të larta të energjisë dhe ushqimeve, thuhet në Raportin e fundit të Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor, të publikuar sot. Parashikohet që ekonomia e Maqedonisë së Veriut të ketë një rritje të lehtë nga 2,1% në vitin 2022 në 2,4% në vitin 2023, u theksua në konferencën e sotme në Shkup ku u prezantua Raporti. Pavarësisht rimëkëmbjes së shpejtë nga pandemia, kriza e vazhdueshme e shkaktuar nga kostoja e jetesës, veçanërisht çmimet e larta të ushqimit dhe energjisë, ka shtypur rritjen në vend dhe e ka shtyrë inflacionin në nivelin më të lartë në dy dekada në rajon, duke ushtruar presion mbi financat publike në kushte të rritjes së kostove të huamarrjes. Për shkak se çmimet e mallrave, siç parashikon Banka, pritet të bien gjatë dy viteve të ardhshme, norma e inflacionit parashikohet të bjerë në 9.1 për qind në 2023 dhe 3 për qind në 2024.