Ylli i Barcelonës, Raphinha do të jetë për një javë jashtë fushës së blertë, për shkak të një lëndimi në këmbën e djathtë.
Kështu thanë kampionët e LaLigas të hënën, ku braziliani u detyrua të largohej në pushimin e pjesës së parë, në fitoren e së shtunës 3-1 ndaj Elche.
“Raphinha po vuan nga një mbingarkesë në muskulin aduktor të këmbës së djathtë, periudha e tij e rikuperimit pritet të jetë një javë”, tha Barcelona në një deklaratë, duke shtuar se ai do të humbasë çerekfinalen e Kupës së Mbretit të martën kundër Albacetes.
29-vjeçari, i cili ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë tre asiste këtë sezon, ishte poashtu jashtë për gati dy muaj, pasi që pësoi një dëmtim në kofshë, në shtator.
Liderët, Barcelona, që synojnë titullin e tretë të LaLigës në katër vjet, janë një pikë mbi Real Madridin në renditje.
