Deputeti i cili është pjesë e shumicës aktuale parlamentare, Zeqir Ramçilloviq ka vlerësuar se çfarëdo që do të ndodh sot në Kuvend, bie ose jo Qeveria “Zaev 2”, sipas tij do të jetë demokratike.
“Gjatë gjithë kohës kisha takime dhe me kryeministrin dhe me udhëheqësinë e LSDM-së. Megjithatë, gjatë periudhës paraprake kisha takime edhe me pjesëtarë të partive politike, sepse këtu mendoj se jemi edhe kolegë edhe deputetë. Por, ajo çfarë është e rëndësishme sot për mua, se çfarëdo që do të ndodhë, do të ndodhë në mënyrë demokratike. Të gjithë do të votojnë sipas bindjes personale, sipas integritetit personal dhe askush nuk do t’u qëndrojë para shtëpive, që t’i mbrojë policia apo t’i sulmojë ndokush në rrjete sociale. Kështu që, çfarëdo që do të ndodh, do të jetë demokratike”, tha Ramçilloviq para se të hyjë në Kuvend, transmeton TV21.
